Nga Xhemal GJUNKSHI
Sot konfirmohet nga Autoritetet e Policise Italiane, kapja e nje gomoneje me 334 Kg Kanabis Sativa.
Asnje perpjekje nga Policia e Shtetit, Ministria e Mbrojtjes dhe institucionet e tjera te Sigurise Kombetare per Sigurine Detare.
Kjo pasiguri sigurisht, qe prodhon trafikim, krim, korrupsion, rrit veprimtarine kriminale te grupeve terroriste,forcon aktivitetin e krimit te organizuar.
E gjitha kjo nuk i sherben as sigurise Kombetare te Shqiperise, as Sigurise se NATO-s dhe as Sigurise se Vendeve te Rajonit.
Aleanca e Atlantikut ku ne aderojme kerkon nga Institucionet e Sigurise Kombetare te Shqiperise qe ne te garantojme Siguri, te kontribojme duke rritur kapacitetet operacionale, prodhojme siguri, per qytetaret tane dhe te saj dhe jo pasiguri.
Kapja e kesaj sasie te lendeve narkotike nga Policia Italiane eshte nje kembane alarmi, jo vetem per Policine e Shtetit, Ministrine e Mbrojtjes e cila drejton, administron dhe menaxhon QNOD-ne, por per te gjitha Institucionet e Sigurise Kombetare.
Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare (QNOD) është një institucion ndërdikasterial që ka për detyrë të sigurojë vëzhgimin e hapësirës detare shqiptare, për të realizuar organizimin, planëzimin, bashkërendimin dhe drejtimin e operacioneve në det, në përputhje me legjislacionin detar kombëtar dhe ndërkombëtar.
Cfare siguron Policia e Shtetit?
Kush i “Fik” Radaret?
Pse flejne gjume?
Cila eshte pergjegjesia e drejtuesve te ketyre Institucioneve?
Cfare masash ka marre kjo Narko- Qeveri ndaj të gjithe atyre qe shkelin ligjin, qe nuk bejne detyren?
Pergjigja:
Deri tani nuk eshte mare asnje mase ndaj Drejtuesve te ketyre i stitucioneve.Koha ka treguar qe te gjithe ato qe kane punuar dhe sherbyer jane shperblyer duke u graduar ne pozicione te larta Shteterore.