Gjurmët e mafies së mbetjeve të çojnë në kryeministri

Transporti i mbetjeve të rrezikshme është një biznes që bëhet prej kohësh në Shqipëri, e që përfshin grupe të rëndësishme, pasi përfaqëson një biznes miliardash.
Por, që të merresh me këtë sipërmarrje, duhet të kesh një lidhje vertikale në kupolën e shtetit, pasi vështirë që të marrë përgjegjësi rangjet e ulëta.
Një biznes që kërkon autorizime ekskluzive dhe monitorime thuajse ‘non- stop’, nuk mund të kryhet nga kompani normale, pasi siç edhe ka ndodhur, i janë bllokuar operacionet menjëherë.
Siç mësohet, transporti i mbetjeve nga Shqipëria bëhet prej vitesh dhe ka një involvim të grupeve shumë të fuqishme nga vende të mëdha evropiane. Si ato gjermane, italiane, maqedonase e tajvanezo-tajlandeze, të cilat merren me kontrabandën e mbetjeve metalike në vende si Shqipëria apo nga Shqipëria në vende të tjera.
Gjurmimi i lidhjeve të këtyre lëvizjeve ka nxjerrë si autoritet kontakti një zyrë avokatie në Itali.
Kjo zyrë juridike quhet “Tonuçi&Partners Albania”, dhe ka të gjithë kontaktin me kompanitë që operojnë në rrjetin e eksportit të mjeteve metalike.
Thuajse të gjitha këto rrjete përbëhen nga kompani guacka që janë regjistruar në parajsa fiskale si subjekte offshore.
Në mjediset e biznesit përflitet se kjo zyrë juridike, pra “Tonuçi&Partners Albania”, ka lidhje me Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi. Madje thuhet se është tëpkë zyra e tij juridike.
Madje përflitet se kjo zyrë ka klientë VIP që marrin asete publike nga qeveria.
E gjitha kjo histori, po fshihet me një fabul kundër kompanisë ‘Kurum’, e cila edhe nëse ka ndodhur që ka dërguar një ngarkesë jo në rregull, do të duhet të ishin autoritetet që ta kontrollonin.
Ekzistojnë 3 filiale të këtyre kompanive në Durrës që kanë lidhje me të gjitha zyrat dhe kanë marrë edhe kalatat me qira ku depozitojnë materialet e mbetjeve metalike. Të cilat sipas të gjithë legjislacionit, duhet ti nënshtrohen analizave të vazhdueshme dhe kontrolleve përkatëse.
Loja e sulmit të ‘Kurumit’, kur është i gjithë rrjeti ligjor që është përgjegjës për transportin dhe kalimin e mjeteve të rrezikshme, është vetëm një panik i madh. I cili nëse prokuroria arrin të punojë qetësisht do të zbulojë të gjithë këmbët e oktapodit të madh të kontrabandës së mbetjeve metalike. Të cilat i kanë gjurmët e tyre në tapetet e shtrenjta të selisë së Bablokut./Pamfleti

Exit mobile version