Gjushi sfidon Gjykatën, tender 66.5 milionë për betonizimin e “Veliera”

Bashkia e Durrësit ka tenderuar ndërtimin e sheshit të projektit Veliera. Një projekt që ka mbetur peng i një beteje të gjatë ligjore. Më 28 shkurt, Bashkia dha këtë njoftim me firmën e kryetarit të Bashkisë, Vangjush Dako si titullar i Entit Prokurues se: Më 2 prill do hapen ofertat e dorëzuara për projektin e ndërtimit të sheshit Veliera.
Bashkia e Durrësit thotë se në dispozicion janë 66,5 milionë lekë. Por ky tender bëhet vetëm pak ditë, pasi Gjykata e Durrësit kishte konfirmuar pezullimin e punimeve në zonën A, pranë zonës arkeologjike që ndodhet brenda mureve bizantine të qytetit.
Vendimi është dhënë më 13 shkurt, por ende nuk është zbardhur dhe se la të pakënaqur edhe paditësit e projektit që kërkojnë anulimin e tij, sepse dëmton nëntokën arkeologjike të qytetit. Ky është projekti i Velierës ku duket edhe sheshi që planifikohet të bëhet për këmbësorët.
Sheshi hyn edhe në zonën A, e cila me vendim të Gjykatës nuk mund të preket, por Bashkia tashmë e ka hapur procedurën e tenderimit për të gjithë sheshin e Velierës, e cila sipas vendimit të Gjykatës edhe ajo mbetet në diskutim, sepse dy këmbët e saj do vendosen në zonën A.

Vendimi i 13 shkurtit, ku Gjykata Administrative vendosi pezullimin e zonës arkeologjikë “A”, lejon ndërtimin e sheshit, ndërkohë që në zonën A, ndalohet çdo lloj ndërtimi dhe nuk është e nevojshme një vendim Gjykate.
Megjithatë, Bashkia e Durrësit ka shfrytëzuar këtë vendim kontrovers të Gjykatës, për të bërë një një tender të tretë për “Velierën”, edhe pse deri më sot nuk janë bërë ndonjëherë kërkime për vlerat arkeologjike që ka në atë zonë.
Para pak kohësh, Gjykata rrëzoi kërkesën e Bashkisë së Durrësit për heqjen e sekuestros preventive të pasurisë së paluajtshme, ku po kryhet investimi për projektin “Veliera”, ndërsa i tërhoqi vëmendjen organit të akuzës për moszbatimin në kohë të detyrave të lëna nga Gjykata e Apelit për këtë çështje.
Pas disa seancash gjyqësore, Gjykata e Durrësit ka rrëzuar kërkesën e Bashkisë së qytetit për të vijuar punimet pranë Velierës. Gjykatësi Petraq Curi ka rrëzuar kërkesën e Bashkisë së Durrësit, e cila ka dërguar në ASHA një projekt tjetër për Velierën. Këto punime ishin mbështetur edhe nga Ministria e Kulturës dhe IMK.

Në seancën e pak ditëve më parë, gjyqtari kërkoi kohë që të studiojë më mirë relacionin e Ministrisë së Kulturës lidhur me këtë projekt, i cili i hap rrugë vazhdimit të punimeve si dhe dokumenteve të organit të akuzës.
Gjykata e Faktit dhe ajo Administrative kanë vendosur pezullimin e punimeve në zonën A, arkeologjike. Në kushtet kur punimet janë bllokuar prej muajsh të tërë, Bashkia Durrës i është drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë që të vendosë heqjen e vendimit të pezullimit për t’i hapur rrugë vazhdimit të punimeve.
Gjykata e Rrethit Durrës pezulloi në mars 2017 punimet për rikualifikimin urban të sheshit Veliera. Vendimi i Gjykatës erdhi pas kërkesës së Prokurorisë për pezullimin e plotë të punimeve. Në shkurt, Gjykata Administrative vendosi ndërprerjen e pjesshme të punimeve me arsyetimin se gjatë gërmimeve janë gjetur themelet e një ndërtese mijëra vjeçare bizantine. Por, në shkelje të këtij vendimi, Bashkia Durrës vazhdoi me punimet në sheshin Veliera, duke betonizuar zonën ku u gjendën themelet e një ndërtese mijëra vjeçare.
Punimet në shesh kanë nisur në nëntor të vitit 2016. Në qendër të projektit është një velë gjigante betoni me sipërfaqe prej 200 metra katrorë.

Artikulli paraprakNë konteinerin me 613 kokainë kolumbiane u konstatua ndërhyrja
Artikulli tjetërQeveria braktis Shkodrën, banorët të izoluar nga uji, pa asnjë ndihmë