Gjushin nuk e mbajnë nervat në studio, fyen Fevziun dhe…

Vangjush Dako dhe drejtuesi i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu, kanë shkëmbeyr batuta mbrëmjen e sotme, ndërsa kryebashkiaku i Durrësit ka mohuar që ka folur në telefon, sikundër pretendohet në përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane “BILD”.

“A do përgjigje ti apo më je bërë si Astrit Avdyli. Se edhe ai vetë flet vetë përgjigjet”, i tha kryebashkiaku, Fevziut.

“Jo po shiko…,”, ndërhyri sërisht Fevziu.

“Ore më je bërë si Astrit Avdyli po të them…Do përgjigje ti apo jo? Se edhe Avdyli vetë flet vetë përgjigjet”, tha Dako.

Fevziu e pyeti Dakon se ku qëndron fuqia e këtij njeriu që merr dhe urdhëron dhe ju i thoni si urdhëron.

“Ilir Ngrazhin e kam propozuar unë si kandidat për deputet. Këta të tjerët pasi marrin vesh, dalin dhe thonë e caktuam unë”, tha Dako.

Batuta e Fevziut për Dakon

Vangjush Dako, kryebashkiaku i Durrësit, u shfaq mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”, nga ku pohoi se ka raporte shumë të mira me kryeministrin Edi Rama dhe të gjithë socialistët.

Drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu i kujtoi Dakos deklaratën kur thoshte se duart e tij janë akullore, ndërsa shtoi” më duket se akullorja shkriu”.

Por Dako tha se asgjë s’ka ndryshuar nga kjo deklaratë.

“Pse çfarë ka ndryshuar”, pyeti Dako-Fevziun, i cili i kujtoi 6 përgjimet e publikuara një ditë më parë nga e përditshmja gjermane “BILD”.

Në një prej përgjimeve Dako komunikon me Astrit Avdylajn, i cili më pas shfaqet duke komunikuar dhe duke urdhëruar pothuajse të gjithë drejtuesit e institucioneve në qarkun e Durrësit.

fefzo

Exit mobile version