Gjykata Administrative ka rrëzuar vendimin e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve, që i hoqi gjobën 750 mijë lekë (të vjetra) kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.
Ky vendim vërteton njëkohësisht shkeljet e ligjit zgjedhor, nga ana e kryebashkiakut socialist të Tiranës.
Gjoba u vendos nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për promovimin e aktiviteteve të ndaluara 4 muaj para zgjedhjeve. Veliaj u penalizua me gjithsej 75 000 lekë me argumentin, se kishte shkelur rregullat në zhvillimin e aktiviteteve elektorale, pas një ankese të LSI-së.
Sakaq, vendimi i KAS për ta hequr erdhi pas apelimit nga përfaqësuesit e Veliajt, të cilët pretendonin se kryebashkiaku nuk ka kryer asnjë shkelje gjatë takimeve të kryera në Tiranë.