Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka dalë në një deklaratë për mediat pas lajmit se, padia e ngritur nga Shoqata Inputus kundrejt tyre, tashmë ishte pushuar nga gjykata Adminsitrative e Tiranës. Përfaqësuesit e AMT, thanë se kjo ishte një fitore për ta dhe se nuk do të ndaleshin me kaq, do tëq vzhdonin deri në rindërtimin e Teatrit aty ku ishte dhe në ndëshimin e personave të cilët patën gisht në shembjen e tij.
Reagimi i Aleancës për Mbrotjen e Teatrit
Sot ju komunikojmë një lajm të rëndëishëm, siç e shikoni jemi në gjykatën Adminsitrative Tiranë, ku sapo u mor vendimi për pushimin e çështjes (Padisë të ngritur nga shoqata Inputus), gjë për të cilën edhe ne kemi bërë thirrje.
Kjo është fitorja e arradhës e Aleancës qëndrestare të teatrit. Nuk do ishim këtu nëse nuk do qënronim fort nëse nuk do shkonim pranë SPAK-ut për të denoncuar këta shkelës. Ne ju garantojmë se megjithëse këta shërbtorë të pushtetit u detyruan nga ne të hiqnin dorë nga këto padi, ne nuk heqim dorë sepse duam që këta njerëz të ndëshkohen pasi kanë krijuar një situatë të pamoralshme në sistemin shqiptar duke dashur të thonë se në Shqipëri asgjë nuk bëhet me protesta.
Sot është fitorja e madhe e Aleancës, ju garantojmë se protesta jonë do të fillojë deri në ditën ku çdo përgjegjës do shkojë para ligjit.
Nuk jemi dështakë, dështak është ai. Thonë se nuk vjen pranvera e parë me një lule. Mirëpo ne jemi në pranverë, këta janë në një dimër të polit të Veriut që nuk e dinë se çfarë do ndodhi me ta”.