Gjykata e Apelit të Posaçëm rrëzon ankimin e Ajola Xoxes për kontrollin nga SPAK

Gjykata e Apelit të Posaçëm rrëzoi ankimin e bërë nga Ajola Xoxe kundër vendimit te kontrollit personal dhe atyre të bizneseve nga SPAK në kuadër të hetimeve që po kryhen për korrupsion.

Hetuesit ndërkohë prej ditësh janë duke shqyrtuar dokumentat e sekuestruara në bizneset e bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliaj.

Ky vendim i Apelit të Posaçëm rrëzon për të dytën herë përpjekjet e familjarëve të Veliajt për të rrezuar sekuestrimet dhe kontrollet e prokurorisë.

Artikulli paraprakDitët e fundit të Bashar al-Assadit, acarimi i Kremlinit dhe arratisja me djalin dhe paratë e tij
Artikulli tjetërShpërthim i fuqishëm në fabrikën e municioneve në Turqi/ Humbin jetën 12 persona, dyshohet se…