Gjykata e Lartë i refuzon rekursin ish-drejtorit të RTSH

Gjykata e Lartë i refuzon rekursin ish-drejtorit të RTSH Thoma Gëllëcci. Ai do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve. Edhe më herët ai ka kërkuar lirimin nga burgu, por gjykatat sërish i kanë hedhur poshtë kërkesat e tij.

Gëllçi ra në pranga bashkë me 3 anëtarë të Komisionit të Vlerësimit, të identifikuar si: Julian Tapia, Alban Malaveci dhe Ervin Muraj.

Tre anëtarët akuzohen nga SPAK për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, ndërsa Gëllçi akuzohet për shpërdorim detyre se ka kryer shkelje ligjore në këtë procedurë prokurimi.

Artikulli paraprakTregon stemën e policisë, arrestohet 35 vjeçari dhe partnerja në makinën ku kishin fshehur kokainë
Artikulli tjetërNumbeo 2022: Shqipëria, e parafundit në Europë për shërbimet më të dobëta shëndetësore në botë