Gjykata e Lartë i refuzon rekursin ish-drejtorit të RTSH Thoma Gëllëcci. Ai do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve. Edhe më herët ai ka kërkuar lirimin nga burgu, por gjykatat sërish i kanë hedhur poshtë kërkesat e tij.
Gëllçi ra në pranga bashkë me 3 anëtarë të Komisionit të Vlerësimit, të identifikuar si: Julian Tapia, Alban Malaveci dhe Ervin Muraj.
Tre anëtarët akuzohen nga SPAK për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, ndërsa Gëllçi akuzohet për shpërdorim detyre se ka kryer shkelje ligjore në këtë procedurë prokurimi.