Gjykata e Lartë jep 3 shekuj burg për “grupin e zjarrit” të Lazaratit! Albion Aliko dhe Bajram Boçi u lanë në burg përjetë për sulmin ndaj RENEA-s në vitin 2015

Gjykata e Lartë ka dhënë vendim në lidhje me pjesëtarët e skuadrës së zjarrit në Lazarat, akt i ndodhur një dekadë më parë.

 

Dosja e grupit që qëlluan me armë kundër forcave speciale do të përfundonte në këtë shkallë gjykimi pasi të pandehurit të dënuar bënë rekurs për shkak të masave të rënda të dënimit që ishin dhënë në shkallët e tjera. Dy prej anëtarëve të grupit sërish janë lënë në burg përjetë ndërsa ata që kanë mundur të përfitojnë ulje dënimi kanë qenë të pandehurit që aso kohe ishin në moshë të mitur.

Në fakt, ngjarja aso kohe bëri bujë të madhe, për shkak se një oficer i Forcave Speciale të RENEA-s, i cili sapo kishte lënë forcat e Armatosura të Ushtrisë për t‘iu bashkëngjitur RENEA-s humbi jetën. U tha se një grup personash iu zunë pritë makina të policisë teksa tentonin të hynin në Lazarat.

VENDIMI I GJYKATËS SË LARTË

Gjykata e Lartë ka shpallur vendimin e saj për rekursin e 11 të pandehurve të çështjes së përfunduar në Apelin e Krimeve të Rënda më 20 nëntor 2018 dhe të ankimuar në shkallën e tretë. Albion Aliko dhe Bajram Boçi mësohet se do të vuajnë dënim me burgim të përjetshëm për sulmin ndaj Forcave Speciale RENEA më 2015, ku u vra efektivi Ibrahim Basha dhe u plagosën dy të tjerë.

Gjykata e Lartë la në fuqi vendimet, ndërsa uli dënimet për dy të akuzuar të tjerë, duke marrë parasysh ligjin për të miturit. Vendimi është marrë më 27 shkurt. Ndërkohë 5 të dënuar të tjerë do të rigjykohen nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, që lidhen me fashikullin e dytë të dosjes. Gjykata e Lartë nuk ka ndryshuar dënimin ndaj Albion Alikos dhe Bajram Boçit, të akuzuar si anëtarë të të ashtuquajturit “Grupi i Zjarrit” në Lazarat, që sulmoi forcat speciale RENEA gjatë një operacioni ku mbeti i vdekur efektivi Ibrahim Basha, në qershor të vitit 2015. Shkalla e tretë e gjyqësorit ka ndryshuar dënimet vetëm për Alban Alikon dhe Elson Kasmën, që po ashtu ishin të përfshirë në ngjarje, sipas akuzës, duke dhënë 12 vite izolim. Pas shqyrtimit të çështjes, Gjykata e Lartë përcaktoi se ata do të vuajnë nga 12 vite burg, dhe jo nga 20 dhe 18 vjet heqje lirie që ishin dënuar me parë. Rreth dy muaj më parë, po kjo gjykatë ka vendosur të rigjykojë atë që njihet si dosja e parë Lazarati, ku nën akuzë janë Arbjon Aliko, Gërgu dhe Enrik Skënderi, Alfred Proko dhe Beqo Brahimi.

Këta persona u dënuan me 52 vite burg në total, por Gjykata e Lartë ka gjetur shkelje procedurale në vendimin e dhënë nga Gjykata e Apelit dhe në zbardhje e tij. SULMI Në mesnatën e datës 24 qershor 2015, forcat e policisë nisën operacion në zonën e Lazaratit, pasi po qëllohej me armë nga qendra e fshatit. Në momentin që furgoni po afrohej drejt zonës së zjarrit, ndaj tij është qëlluar me armë nga një largësi rreth 200 metra, pasi grupi kishte ngritur një pritë të organizuar. Nga goditjet me armë ka mbetur i vdekur efektivi i policisë, Ibrahim Basha, si edhe janë plagosur efektivët Jetmir Isai dhe Perlat Hamitaj. Më pas procedimi u nda në dy grupe, ku tashmë të ashtuquajturit ‘grupi i zjarrit’ i Lazaratit, u njohën me vendimin e Gjykatës së Lartë për çështjen e vrasjes së efektivit të policisë, plagosjen e dy të tjerëve dhe armëmbajtjen pa leje.

VENDIMI I GJYKATËS SË LARTË

1-Albion Aliko – burgim i përjetshëm

2- Bajram Boci – burgim i përjetshëm

3- Alban Aliko -12 vite burg

4-Elvis Boci -35 vite burg

5-Elson Kasma -12 vite burg

6-Xhulio Malo -10 vjet burg

7-Klodian Selimi -13 vjet burg

8-Oltion Proko -9 vite burg

9-Dervish Gaba -15 vite burg

10-Luan Hija -15 vite burg

11-Iljaz Xhaferri -15 vite burg

Exit mobile version