Gjykata e Lartë ktheu vulën dhe logon e PD në Apel, Basha: Hap pozitiv drejt vendosjes së drejtësisë! Çështja, peng i procedurave juridike

Për Partinë Demokratike zyrtarë që drejtohet nga Lulzim Basha, vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë që ktheu çështjen e vulës dhe logos në Apel është një hap drejt vendosjes së drejtësisë së vonuar.

Me anë të një reagimi thuhet se “Partia Demokratike mbetet e bindur qe kjo çështje, peng i procedurave juridike do te gjeje zgjidhjen e duhur”.

Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë është një tjetër hap drejt vendosjes se drejtësisë se vonuar per çështjen e PD. Partia Demokratike mbetet e bindur qe kjo çeshtje, peng i procedurave juridike do te gjeje zgjidhjen e duhur dhe ligjore pa vonesat e shkaktuara nga ata qe minojnë drejtësinë dhe te tjerët qe i tremben forcimit te opozitës”, thuhet në reagim.

Me vendimin e sotem, Gjykata e Lartë vendos të prishë vendimin e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm të Tiranës, me argumentin se “ka lejuar shkelje procedurale që e bëjnë të cënueshëm vendimin e dhënë prej saj”.

Kolegji konstaton se, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë nuk i ka dhënë përgjigje kërkesave të palëve në ankimet respektive, ndërkohë që kryesisht ka marrë në shqyrtim çështje për të cilat palët nuk i kanë ngritur si pretendime në ankim, dhe që gjithsesi nuk përbëjnë shkak për prishjen e vendimit dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim. Kolegji vlerëson se pretendimet e ngritura në ankimet e paraqitura pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë janë çështje të cilat mund të zgjidheshin vetë nga ajo gjykatë”, thuhet në vendimin e Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë.

Kujtojmë që paralelisht me seancën Berisha dhe mbështetës të tij  protestuan për gati 1 orë para Gjykatës së Lartë duke bllokuar dhe rrugën para gjykatës.

Exit mobile version