Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Jamarbër Malltezit, dhëndri i Berishës mbetet në “arrest shtëpie”

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Jamarbër Malltezit për lirim nga masa “arrest në shtëpi”.

Dhëndri i Sali Berishës ndodhet në arrest shtëpi prej nëntorit të vitit 2023, pasi togat e zeza zëvendësuan masën e caktuar ndaj tij nga “arrest me burg” në atë shtëpiak.

Sali Berisha është në hetim për veprën penale të korrupsionit së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, i cili akuzohet nga SPAK se ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

Artikulli paraprak“Black out” në kryeqytet! Zonat që mbetën pa energji elektrike për më shumë se 30 minuta në Tiranë
Artikulli tjetërVOA: Mbyllet afati për aplikimet nga Diaspora, mbi 232 mijë emigrantë të regjistruar për të votuar me postë