Gjykata Evropiane e Drejtësisë “shuplakë” bankave që operojnë në Rusi, lë në fuqi kufizimet ndaj “sponsorëve të luftës”!

Gjykata e Drejtësisë e BE-së u ka dhënë një goditje të fortë bankave evropiane që vijojnë të operojnë në Rusi. UniCredit dhe Raiffeisen Bank International vijojnë aktivitetin në Rusi, duke u mundësuar vendasve të bëjnë transferta me shtetet e tjera, ndonëse janë nën sanksione.

Banka Qendrore Europiane u ka vendosur të dyjave të njëjtat kufizime. BQE u ka kërkuar që të largohen nga Rusia si dhe të rrisin kapitalin rezervë.

Por e para që e ka kundërshtuar ishte UniCredit, e cila ka bërë një ankesë në Bankën Europiane. Banka paraqiti një kërkesë kundër BQE-së katër muaj më parë, më 29 qershor 2024. Në të, UniCredit po përpiqej të sfidonte të drejtën e rregullatorit evropian për të kufizuar aktivitetet e saj në Rusi. Kompania argumentonte se veprimet e BQE-së shkelin të drejtat e pronës, lirinë e të bërit biznes dhe tejkalojnë fushëveprimin e kompetencave të rregullatorit. Në veçanti, banka kërkonte anulimin e rezolutës së Bankës Qendrore Evropiane të datës 22 prill 2024, e cila e ndalon bankën të lëshojë ose të japë kredi në Federatën Ruse si dhe të tërheqë depozita nga klientët rusë. Sipas këtij urdhri, nga 1 shtatori, banka duhej të ndalonte edhe shërbimin e transfertave nga klientët rusë në euro, dollarë, paund sterlina, juan dhe disa monedha të tjera.

UniCredit i kërkoi gjykatës të pezullojë ekzekutimin e këtij urdhri dhe të heqë kufizimet për aktivitetin në Federatën Ruse derisa të merret një vendim mbi themelin.

Por portali rus “Frank media”, shkruan se sipas vendimit të publikuar, gjykata e BE-së refuzoi kërkesën e bankës për pezullimin e urdhrit për disa arsye. Midis tyre, në veçanti:

Pamundësia për t’u mbështetur në legjislacionin rus: Unicredit, sipas gjykatës, nuk mund të mbështetet në ligjet ruse për të shmangur detyrimet e përcaktuara nga ligji i BE-së;

Mungesa e masave alternative: banka nuk propozoi masa më të buta që mund të zbatonte BQE.

Në fillim të majit 2024, Bloomberg raportoi se grupi bankar italian UniCredit ka ketë qenë ndër bankat që kanë marrë një letër nga Banka Qendrore Evropiane (BQE) që i kërkonte të reduktonte operacionet në Rusi. Në prill, Raiffeisen Bank International (RBI) mori një letër të tillë. “Çdo bankë në Evropë që është në çfarëdo mënyre e lidhur me Rusinë ka shumë të ngjarë të ketë marrë një letër nga BQE”, tha Andrea Orcel për agjencinë në atë kohë.

Me vendimin e tanishëm, Banka e BE duket se i ka prerë shpresat dhe “Raiffeisen Bank”. Edhe kjo e fundit është një të njëjtën situatë me UniCredit dhe nuk shpëton dot nga masat nëse nuk i jep fund aktiviteti në Rusi.

Artikulli paraprakE kërkojnë të mëdhenjtë e Serisë A, trajneri i Empolit: Flasim pak për Ismajlin se rrezikojmë që të…
Artikulli tjetër“Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në 10 vjet”- Banka Botërore: Është një nga vendet më të rrezikuara nga katastrofat natyrore në Europë