Në fillim dëmi dhe më pas zhgënjimi: Marcelo Bielsa duhet të dëmshpërblejë klubin e Lille me 300 mijë euro. Trajneri, i shkarkuar nga klubi më 15 dhjetorin e kaluar, si pasojë e një “arratisjeje” drejt Kilit, për të vizituar një shok të sëmurë, kërkonte nga ekipi francez një dëmshpërblim prej 18 milionë eurosh, shifra e gjithë të ardhurave të parashikuara nga kontrata (13,6 milionë euro pagë), plus 5 milionë euro për prishje të imazhit. Por një gjykatë civile në Francë i ka dhënë të drejtë klubit të Lille. “El Loco” është shpallur fajtor për shkelje të kontratës dhe do të paguajë 300 mijë euro dëmshpërblim te klubi i Lille, ashtu si ka bërë të ditur avokati i klubit francez në një deklaratë për “Calcio e Finanza”: “Të gjitha akuzat e tij u hodhën poshtë. Jemi shumë të kënaqur për vendimin e gjykatës, por ‘beteja’ nuk është mbyllur ende. Tani jemi ne që do ta hedhim në gjyq për prishje të imazhit dhe do ta bëjmë me të njëjtën energji”.