Deputetja e Demokratëve Euroatlantikë, Orjola Pampuri, në një intervistë për Euronews Albania, ka theksuar se marrëveshja Rama-Berisha është evidente, duke e lidhur këtë me votën për amnistinë penale dhe bashkimin e votave për mbylljen e listave.
Ajo tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese, duke e konsideruar si një hap që nuk i shërbeu interesit të shqiptarëve dhe që nuk përmbushi pritshmëritë për drejtësi të pavarur. Pampuri gjithashtu theksoi besimin e qytetarëve tek SPAK, si institucioni i vetëm që po lufton për të mposhtur pandëshkueshmërinë dhe ndikimin politik në drejtësi.
“Është e hapur që ka një marrëveshje Rama-Berisha dhe këtë e kemi parë që nga vota për amnistinë penale, bashkimin e votave për amnistinë penale dhe deri tek bashkimi i votave për mbylljen e listave. Kjo ishte mëse e dukshme dhe deri tek, besoj e patë, tek vendimi që mori Gjykata Kushtetuese. Që normalisht të githë prisnim të merte një vendim pro shqiptarëve, por u mor një vendim i cili nuk tregoi, i cili nuk e tregoi Gjykatën Kushtetuese në lartësinë e ligjit themeltar të një vendi. Dhe nuk bëri punën, atë që duan shqiptarët. Shqiptarët duan drejtësinë e pavarur, këtë gjë Gjykata Kushtetuese nuk e bëri. Por vendosi si prioritet rruajtjen e karrigeve. Pra, pse shqiptarët besojnë kaq shumë tek SPAK, sepse gjykatat ende sot, pavarësisht reformës në drejtësi ecila ka ecur por jo besoj në ato hapat që duhej të ecte, jemi në një tranzicion kaq të gjatë. Por megjithatë shqiptarët besojnë te SPAK, sepse është i vetmi institucion i cili vesojmë që po bën hapat e duhur për t’i dhënë fund një herë e mirë pandëshkueshmërisë dhe për t’i dhënë fund një herë e mirë ligjit të anshëm dhe të varur nga politika. Një vend shkon përpara kur pandshkueshmëria është e padiskutueshme, pra nuk diskutohet as nga ngjyrimi politik, as nga pozitat as nga asgjë tjetër” – u shpreh Pampuri.