Gjykata liron Kleves Balliun dhe të gjithë banorët e Unazës së Re

Gjykata e Tiranës ka vendosur që të lirojë ish-deputetin e PD dhe të gjithë banorët e Unazës së Re të ndaluar nga policia 3 ditë më parë. Vendimi është dhënë nga gjyqtari Kreshnik Omari.

Të gjithë personat e ndaluar nga policia janë lënë me masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’.

Prokuroria kishte kërkuar ‘arrest me burg’ për të 10 personat e ndaluar dhe vlerësimin e  ligjshëm të arrestimeve.

Ndërkaq, avokatët kanë pretenduar se ndalimet janë të paligjshme.

Si prova nga prokuroria janë paraqitur raport shërbimet e policisë dhe pamjet filmike të shfaqura në media.

Exit mobile version