Gjykata nuk pranon arrestimin e Gruevskit

Ish-kryeministri Nikola Gruevski dhe zyrtarë të tjerë të lartë të partisë VMRO-DPMNE-së mbeten të lirë, por ata nuk munden të largohen nga vendi. Kështu vendosi Gjykata e Faktit në Shkup. Ish-kryeministri Gruevski, ish-ministrat Gordana Jankullovska dhe Mile Janekieski, deputeti Ilija Dimovski dhe zyrtarë të tjerë të partisë janë akuzuar në rastin “Titanik” për veprën penale – manipulim të zgjedhjeve dhe votave.
Nga gjithsej 17 raste të Gjykatës Speciale me 94 të akuzuar, Gjykata e Shkupit nuk ka pranuar kërkesën për t’i vendosur ata në paraburgim, por ka shqiptuar disa masa paraprake. Pa pasaporta kanë mbetur ish-ministrat Milevska dhe Vlladimir Peshevski dhe ish-drejtori i UBK-së, Sasho Mijallkov. Lideri i VMRO-DPMNE-së Gruevski ka kërkuar heqjen e imunitetit të tij nga Parlamenti, edhe pse një kërkesë e tillë dërgohet në adresën e gabuar.

Exit mobile version