Pas një beteje mediatike por edhe ligjore me prokuroren e Përgjithëshme të Perkohëshme Arta Marku dy prokurorët e shkarkuar do të rikthen në punë.
Bashkëshortët prokurorë Rovena Gashi dhe Dritan Gina, që u pezulluan nga detyra kryeprokurorja Arta Marku kanë fituar gjyqin në Gjykatën Administrative të Apelit për t’u rikthyer në punë.
Gashi-Gina ishin pezulluar nga detyra nga Arta Marku pas akuzës per refuzimi për deklarim, fshehjes së pasurisë dhe deklarimit të rremë të pasurinë nga prokuroria e Durrësit.
Por vendimi i Apelit u ka dhënë të drejtë atyre duke shfuqizuar vendimin e kryeprokurores, dhe kjo do të thotë se ata duhet të rikthehen në detyrë, madje shpenzimet e gjyqit i ngarkohen Prokurorisë së Përgjithshme.
Rovena Gashi kërkoi pezullimin e vendimit dhe shpalljen si të pavlefshëm.
“Vendimi për lirimin tim është absolutisht i pavlefshëm. Të pezullohet vendimi i lirimit si Drejtore e Marrëdhënieve me Jashtë. Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme ka uzurpuar kompetencat e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Lirimi nga detyra është bërë pas kërkesës për ndërprerjen e mandatit për Aqif Rakipin dhe Gledion Rehovicës”, thuhet në padinë e Gashit që është depozituar në Gjykatën Administrative.