Gjykata ka rrëzuar kërkesën e drejtorit të policisë Haki Cako për të mbyllur hetimet për pajisjen përgjuese IMSI Catcher. Vendimi është marrë këtë të enjte nga gjyqtari Astrit Faqolli. Ai vendosi të pushojë padinë e drejtorit Çako. Kësisoj gjykata i jep të drejtë organit të akuzës të vazhdojë hetimet edhe për 3 muaj të tjerë.
Prej Tetor 2016 prokuroria e Tiranës nisi një hetim në lidhje me përdorimin për përgjime të jashtëligjshme të pajisjes “IMSI CATCHER” pajisje e cila ndodhej në Shqipëri me mision italian Interforca për arsye mësimore. Dyshohet se me këtë pajisje janë përgjuar edhe politikanë, biznesmenë, gazetar, etj.
Më 21 mars kreu i policisë së shtetit depozitoi në gjykatë kërkesë penale ku si objekt ishte “Ankim per zgjatjen e afateve te hetimeve”. Kjo padi u shqyrtua në 3 seanca ndërsa këtë të enjte është vendosur pushimi i saj duke lënë në fuqi vendimin e prokurorisë.
Report Tv ka mësuar se gjyqtari Faqolli ka marrë vendimin e pushimit pasi pala paditëse nuk është paraqitur në seancë. Prej Tetor 2016 prokuroria e Tiranës ka nisur një hetim në lidhje me përdorimin për përgjime të jashtëligjshme të pajisjes “IMSI CATCHER” pajisje e cila ndodhej në Shqipëri me mision italian Interforca për arsye mësimore. Vetë Çako dhe drejtuesit e tjerë të policisë ndaj të cilëve kryhen hetime kanë mohuar që kjo pajisje të jetë përdorur jashtë qëllimeve mësimore, por paçka kësaj Prokuroria si ndali hetimet.
Ndaj zyrtarëve të policisë më parë u mor dhe masa e pezullimit nga detyra përfshi drejtorin Çako, drejtorin e forcave operacionale Artion Duka dhe Ention Xhelilajn, por këto masa më pas u rrëzuan në Gjykatën e Apelit.