Gjykimi në Hagë/ Jo vetëm Hashim Thaçit, edhe Rexhep Selimit i largohet një nga avokatët kryesorë

Ish-krerët e UÇK-së të cilët po gjykohen në Hagë, po përballen edhe me vështirësi të tjera përveç gjyqit. Mësohet se pas largimit të avokatit kryesor të ish-presidentit Hashim Thaçi, edhe ish-deputeti i LVV-së, Rexhep Selimi po përballet me një situatë të njëjtë.

 

Sipas një dokumenti që është publikuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, Selimi do të mbesë pa njërin ndër avokatët e tij kryesorë, David Young.

dokument

Avokati kryesor i Selimit, Geoffrey Roberts njoftoi më 8 shkurt se do të ndërpriste kontratën si bashkëpunëtor David Young.

“Më 8 shkurt 2024, avokati i z. Selimi, z. Geoffrey Roberts, i dërgoi një letër shefit të  Zyrës së Mbrojtjes duke deklaruar se ai vendosi të ndërpresë punën e z. Young si bashkëpunëtor i z.Selimi me efekt të menjëhershëm”, thuhet në dokument, ndërsa arsyet e largimit të tij nuk janë bërë të ditura.

Exit mobile version