Gjyqi i Berishës dhe protesta e opozitës, policia ‘blindon’ ambientet e jashtme të GJKKO

GJKKO do të vendosë sot për kërkesën e SPAK, nëse do t’i ashpërsohet apo jo masa e sigurisë ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ndërkohë ditën e sotme opozita ka paralajmëruar protestë jashtë ambienteve të Gjykatës, e cila pritet të nisë në orën 09:00.

Sakaq, siç shihet edhe nga pamjet, policia e shtetit ka ‘blinduar’ gjykatën. Kujtojmë se seanca gjyqësore ndaj Sali Berishës do të nisë në orën 11:00.

Artikulli paraprakPër poetin Lluka Qafoku
Artikulli tjetërEdhe Shkëlzen Berisha thirret sot për të dëshmuar për Gërdecin