Në një gjykatë kalabreze, më shumë se 200 persona u dënuan të hënën, si pjesë e mafies. Ata i përkasin një grupi vendas të krimit të organizuar.
Krimet e zhvatjes trafikimit të drogës dhe armëve ishin disa nga akuzat ndaj anëtarëve të grupit mafioz dhe bashkëpunëtorëve të tyre.
Mes të dënuarve janë të paktën dy anëtarë të rangut të lartë të të ashtuquajturës ‘Ndrangheta. Secili u dënua me nga 30 vite burg.
Mes tyre është edhe Giancarlo Pitteli, një ish-avokat, tashmë 70 vjeç, i cili pritet të kalojë 11 vitet e ardhshme pas hekurave. Ai është I akuzuar për mbrojtjen e anëtarëve të grupit kriminal kalabrez.
Nga pothuajse 340 të akuzuarit, 131 u shpallën të pafajshëm.
Dënimet përmbyllin një hetim që filloi në vitin 2016 kundër familjes Mancuso, një nga klanet më të rëndësishme të Ndrangheta.
Shumica e të dyshuarve u arrestuan në vitin 2019 dhe gjyqi u hap në janar të vitit 2020.
Gjyqtarëve iu deshën një orë e 40 minuta për të lexuar vendimin në një dhomë të përgatitur enkas për këtë gjykim.
Këto dënime janë ende objekt apeli.