Gjyqi për çështjen “Gërdeci”, ish-ministri Mediu paraqitet në GJKKO

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu është paraqitur ditën e sotme në seancën që do të zhvillohet ditën e sotme për Gërdecin. Seanca e radhës së kaluar u shty për shkak të mungesës së dy avokatëve të të pandehurit, Fatmir Mediu. Henrik Ligori nuk ishte prezent për shkak të problemeve shëndetësore, ndërsa Ardian Visha ndodhet jashtë shtetit.

GJKKO ka pranuar që të thërrasë në total 71 dëshmitarët e SPAK mes tyre dhe djali i ish kryeministrit, Shkëlzen Berisha si dhe një numër të madh të dëshmitarëve të palës mbrojtjëse.

SPAK rihapi hetimet për çështjen dhe akuzon Fatmir Mediun për “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim, “Shpërdorim detyre”.

Artikulli paraprakHistoriani Auron Tare zbulon fakte të reja: Shifra e dëshmorëve e fryrë, donin të merrni para nga Italia dhe Gjermania
Artikulli tjetërShembje dherash në rrugën Klos-Qafë Buall, rrezikohen disa banesa