Gjyqi për dosjen “Metamorfoza” zhvillohet me debate! Behar Bajri kërkoi gjykim me dyer të mbyllura, SPAK i refuzoi kërkesën

Procesi gjyqësor për dosjen e shumëpërfolur “Metamorfoza” ka nisur mes mungesash dhe debatit për zhvillimin e seancës me dyer të mbyllura.

 

Në seancë munguan të pandehurit Pëllumb Gjoka, Asmer Bilali dhe Xhevahir Lita, ndërsa të pranishëm ishin Behar Bajri, Edmond Preka, Ardit Hasanbegaj dhe Oltion Bistri.

Për shkak të një fatkeqësie familjare, avokatja e Edmond Prekës nuk ishte e pranishme. Po ashtu, mungoi edhe mbrojtësi ligjor i Ardit Hasanbegajt për arsye shëndetësore.

Gjatë seancës, i pandehuri Behar Bajri (i njohur edhe si Behar Bajrovic) kërkoi që gjykimi të zhvillohet me dyer të mbyllura, duke argumentuar se mediat e kishin paragjykuar atë.

SPAK kundërshtoi këtë kërkesë, duke deklaruar se nuk ekzistojnë kushtet ligjore për të zhvilluar procesin gjyqësor me dyer të mbyllura dhe GJKKO e rrëzoi kërkesën.

Sakaq, seanca e radhës u vendos të zhvillohet në datën 30 janar 2025.

Artikulli paraprakAtalanta “sheh” fazën tjetër, Berat Gjimshiti pritet titullar në Champions
Artikulli tjetërVIDEO/ U akuzua se përshëndeti turmën duke bërë veprime naziste, Elon Musk i përgjigjet kritikave