Gjyqi për ‘Gërdecin’/ GJKKO rrëzon kërkesën e avokatëve të Mediut për marrjen në pyetje të shtetasve amerikanë me videokonferencë! Ja çfarë u vendos

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e avokatëve të Fatmir Mediut për marrjen në pyetje të 5 dëshmitarëve amerikanë me videokonferencë.

 

Sipas raportimeve nga gazetarja Klodiana Lala, dëshmitarët amerikanë do të merren në pyetje në nga agjentët e FBI-së, ku i pranishëm do të jetë edhe avokati i Mediut.

Kujtojmë se avokatët e Mediut kërkuan që pyetja e pesë amerikanëve të bëhet përmes videokonferencës, pasi kjo sipas tyre, do të ishte në të mirë të procesit dhe do të ndihmojë në zbardhjen e së vërtetës.

Ndërkohë, deputeti Fatmir Mediu nuk është sot i pranishëm në sallën e gjyqit,  pasi po merr pjesë në seancën e Kuvendit.

Artikulli paraprakBDI dhe VMRO bashkë në QEVERI?! Ahmeti: Asnjë skenar NUK përjashtohet!
Artikulli tjetër“Nuk u përjashtua gjithë neni, por u la hapësirë për…”- Alibeaj: Nga amnistia nuk përfituan funksionarët e lartë, por përfituan drejtorët, gjyqtarët