Gjermani Felix Brych (lindur në Mynih, më 3.8.1975) do të jetë përgjegjës për arbitrimin e ndeshjes së dytë të 1/8 finale të Ligës së Kampionëve, mes PSG-së dhe Real Madridit, në “Parc des Princes”, sfidë në të cilën Zidane dhe të tijtë vijnë me avantazhin 3-1 të ndeshjes së parë në “Bernabéu”. Në pikëpamjen e 115 ndeshjeve ndërkombëtare, ai është një gjyqtar më i rritur se italiani Rocchi (90 ndeshje), i cili vërshëlleu në ndeshjen e parë. Brych ka një mesatare kartonësh të kuq në nivel lokal prej 0.08 në krahasim me 0.16 nga italiani. Duke ndjekur këto shifra, duket se mesazhet e bordit drejtues të PSG-së dhe të Emery kanë depërtuar brenda UEFA-s, por, interesant është fakti se Real Madridi kurrë nuk ka humbur nën gjykimin e gjermanit. Ai i ka gjykuar “Los Blancos” shtatë herë. E fundit, më 3 qershor, në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Juventusit, në Cardiff, me kujtime të mira për madridasit, të cilët fituan Champions-in e 12-të, pas humbjes së bardhezinjve 4-1. Brych, gjithashtu, i ka dhënë fat të mirë PSG-së në ndeshjet europiane: Me të në gjykim, parisienët kanë fituar ndaj Olympiacos 1-4, në vitin 2013; ndaj Chelsea 1-2, në vitin 2016. Nuk mungon edhe barazimi kundër Arsenalit (2-2), po në të njëjtin vit. Gjyqtari gjerman, i cili vepron si një avokat në Mynih, ka filluar karrierën e tij të arbitrazhit në vitin 2004, kur u ngjit në Bundesliga. Ai e fitoi stemën e FIFA-s tre vjet më vonë, në vitin 2007. Ajo që e dallon atë më së shumti është drejtimi i mirë, vendosja dhe se zakonisht i paralajmëron lojtarët për shkeljet që kryejnë, edhe nëse ai nuk i tregon ato. Është mënyra e tij e të treguarit se ka gjithçka nën kontroll. Megjithatë, në Gjermani ai është i njohur për një dështim të tmerrshëm që ka kryer në sezonin 2013-2014, në një ndeshje midis Hoffenheim dhe Bayer Leverkusen.
Kryesore
Continue to the categoryBuxheti i 12-të dhe dallaveret e Edi Ramës
Nga Gentian Gaba
Buxheti i 12-të i dalë nga kuzhina e Edi Ramës, parashikon rritje minimale për pensione. Ka bërë rrush & kumbulla miliona euro...