Gjyqtarja Alma Ahmeti del nga Gjykata e rrethuar me policë pas 4 orësh pasi dha vendimin për kuksianët (Foto)

Gjyqtarja Alma Ahmeti ka dalë nga Gjykata e Tiranës pas 4 orësh pasi kishte përfunduar seanca maratonë dhe e tensionuar. Ajo mori vendimin për 23 kukësianët e arrestuar pas protestës te Rruga e Kombit. Sic shihet nga fotot gjyqtarja shoqërohet nga forca policie.
Vendimi i saj i sotëm që la në ‘arrest me burg’ 11 prej të arrestuarve, ngjalli shumë zemërim dhe pakënaqësi tek protestuesit. 12Opozita e akuzoi Ahmetin si një gjyqtare të kapur nga Edi Rama. Ndërkohë ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka thënë se kjo gjyqtare duhet të jepte dorëheqje nga cështja pasi është në konflikt interesi. Bashkëshorti i saj tha, Erion Ahmeti, është kreu i policisë së qarkullimit rrugor në Tiranë.
Gjyqtarja Alma Ahmeti është bashkëshortja e shefit të Komisariatit të Policisë Rrugore të Tiranës, Erjon Ahmeti.
Vendimi u dha pas një seance të tensionuar që zgjati disa orë. Në përfundim të seancës gjyqësoreë, Ahmeti vendosi lënien në burg të 11 prej 23 të arrestuarve, 2 prej tyre mbetën në arrest shtëpie, kurse 10 u lanë me detyrim paraqitjeje.
Në fillim të seancës familjarët dhe deputetët e opozitës u përplasën me policinë që ndaloi hyrjen e tyre në seancë, duke vendosur zhvillimin e saj me dyer të mbyllura pa praninë e mediave.
Por më pas u lejua që mediat dhe disa deputetë të opozitës të futeshin brenda sallës së gjyqit.

212

Artikulli paraprakBerisha: O sot o kurrë, është koha që qytetarët t’i dalin zot interesave të tyre jetike!
Artikulli tjetërLefteri lë qelinë dhe kthehet në shtëpi, gëzimi i të miturit kur takoi babain (Foto)