Gjyqtarja Idush Maliqi u dorëhoq afro tre vjet e gjysmë pasi KPK filloi vetingun e saj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 15 korrik të ndëpresë procesin e rivlerësimit ndaj gjyqtares se Elbasanit, Idush Maliqi, për shkak të dorëheqjes së saj nga statusi i magjistratit. Po ashtu, vendosi t’i heqë asaj të drejtën për t’u emëruar në sistemin e drejtësisë për 15 vjet.

Në vendimin e arsyetuar të KPK sqarohet se procesi i rivlerësimit për gjyqtaren Maliqi ka filluar në dhjetor të vitit 2020. Afro tre vjet e gjysëm pas fillimit të vetingut, subjekti ka dorëzuar kërkesë në Këshillin e Lartë Gjyqësor, KLGJ duke kërkuar heqjen dorë nga statusi i magjistratit mbi shkaqe të motivuara. KLGJ ka vendosur më 16 maj 2024 të deklarojë mbarimin e statusit të magjistratit për gjyqtaren Maliqi, për shkak të dorëheqjes së saj.

Komisioni vëren se konfirmohet vullneti i pavler♪7suar i subjektit për dorëheqje, pasi ajo vetë ka paraqitur heqjen dorë para Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe pasi ky këshill ka vendosur mbarimin e statusit të magjistratit, Maliqi nuk ka paraqitur ankim dhe për rrjedhojë ka marrë formë të prerë.

bazuar në fakte, KPK i është referuar nenit G të Aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, që parashikon se në rastet e dorëheqjes së magjistratëve, vetingu ndërpritet dhe vendoset sanksioni që u ndalon emërimin si gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare. Në përfundim, Komisioni ka vendosur që ndërprerjen e vetingut për Maliqin ta shoqërojë me ndalimin e rikthimit të saj në sistemin e drejtësisë për 15 vjet.

Vendimi i Komisionit ka marrë formë të prerë pasi nuk është ankimuar./ BIRN

Exit mobile version