Një gomone me drogë është kapur pas mesnatës së djeshme në Prevezë të Greqisë. Në gomone ndodheshin 36 pako me 424 kg marijuanë, ndërsa në pranga përfundoi skafisti shqiptar. 42-vjeçari u kap teksa tentonte të nxirrte drogën nga gomonia e ta hidhte në breg.
Ende nuk dihet identiteti i shqiptarit. Sakaq, mëngjesin e sotëm media italiane shkruan për kapjen e 5 tonëve marijuanë që ka mbërritur në Itali nga Shqipëria. Në pranga kanë rënë 25 persona.
Po ditën e djeshme, më shumë se 60 kg drogë është sekuestruar nga policia greke pranë Kapshticës. Lënda narkotike është gjetur në një mjet, ndërsa mendohet se lënda narkotike ka kaluar nga kufiri i gjelbër. Droga ishte e ndarë në 53 pako me 60 kg 954 gram marijuanë.
Në pranga ka përfunduar drejtuesi i mjetit, një 33-vjeçar, si dhe pasagjeri 24-vjeçar i mjetit, të dy shqiptarë. Në kërkim është pronari i mjetit që po transportohej droga, një 59-vjeçar.
Policia ka sekuestruar 2 celularë si dhe 105 euro.