“Gjyshja shpëtoi nipin me trupin e saj”/ Mediat e huaja pasqyrojnë ngjarjet e tërmetit tragjik në Shqipëri

Tërmeti që goditi Shqipërinë në orën 04:00 të mëngjesit të sotëm ka shkaktuar zyrtarisht 8 viktima, ndërkohë që bilanci mund të thellohet pas raportimeve se nën rrënojat e banesave të shembura, ndodhen ende dhjetra persona.

Mediat e huaja kanë pasqyruar ngjarjet tragjike nga Shqipëria, ku viktimat janë shënuar në Durrës dhe Thumanë.

Ata e përshkruajnë gjendjen e krijuar si alarmante, ndërsa kanë publikuar edhe pamje nga ndërtesat e shembura.

“The Guardian” shkruan se nga tërmeti kanë humbur jetën të paktën 6 persona kanë humbur jetën dhe 300 të tjerë janë plagosur.

“Një nga viktimat në Durrës ishte një grua e moshuar që arriti të shpëtonte nipin duke e mbrojtur me trupin e saj”, shkruan “The Guardian”.

mediat1

 

Exit mobile version