Rikthimi i 15 pikëve të Juventusit në Kolegjin Garantues u përkufizua si gjysmë fitore. Kjo sepse është në pritje të vendimit nga Gjykata Federale e Apelit, teksa konfirmimi i ndalimit të Andrea Agnelli, Fabio Paratici, Maurizio Arrivabene dhe Federico Cherubini mbajnë në lojë nenin 4 për mungesën e besnikërisë sportive.
Kjo është arsyeja pse duket e mundshme që Gjykata Federale e Apelit të propozojë heqje prej 9 pikësh të kërkuar nga Prokuroria Federale. Vendimi i Apelit mund të shkojë deri në muaj ose më shumë. Aktualisht, me rikthimin e 15 pikëve Juventus renditet në vend të tretë, 2 pikë larg Lazios së vendit të dytë
Nëse do të hiqeshin 9 pikë, Zonja e Vjetër do të zbriste në vend të pestë, 3 pikë larg zonës Champions. E thënë ndryshe, pjesëmarrja e skuadrave italiane në kupat e Evropës do të jetë një thriller në sezonin e ri në varësi të vendimit final për Juventusin.
Për klubin bardhezi ka edhe një rrezik tjetër, sepse UEFA ka hapur hetim më vete për këtë çështje dhe nuk është çudi që ta përjashtojë për 1 apo dy sezone nga pjesëmarrja në kompeticionet evropiane. Kjo do të ishte goditja e madhe, çka do të sillte largimin e disa yjeve të ekipit.