Fiorentina do të sfidojë Napolin të enjten në orën 20.00, në kuadër të gjysmëfinalen së Superkupës së Italisë, takim ky që do mbahet në KSA Stadium. Përpara kësaj ndeshje, ka folur për mediat trajneri i skuadrës nga Firenze, Vincenzo Italiano. Numri një i pankinës violë është shprehur optimist, teksa ka motivuar në maksimum skuadrën.
“Sigurisht që të humbësh dy finale nuk është e lehtë të kapërdihet. Megjithatë ne kemi një skuadër pa shumë eksperiencë dhe pikërisht ato dështime na kanë ndihmuar të nxjerrim shumë leksione. Jemi përgatitur mirë për këtë turne dhe shpresojmë të dërgojmë trofeun në Firence”, – tha ai.