Bledi KASMI
Në vetëm 16 muaj zhduku terroristët e Isis, që mbinë si kërpurdha bashkë me të ashtuquajturën “pranvera arabe”. Se si u krijua, pse dhe nga kush, për këtë ka pak dyshime tani megjithëse thuhen jo me zë të lartë, por kushtoi milona jetë të pafajshmish dhe miliarda dollarë buxhet taksapguesve amerikanë.
Anulloi paktin politik dhe ekonomik obamian-kastrian dhe sot pas më shumë se 80 vitesh Kastrot e Kubës komuniste nuk janë më në pushtet.
I famshmi Kim Jong, “njeriu bombë” është gjunjëzuar në sajë të politikës agresive-Trump dhe do të pranojë pa kushte nisjen e procesit të denuklearizimit. Mos harroni se edhe ky shtet batakçi komunist njohu lulzim ushtarak gjatë dekadës së fundit dhe nën hundën e së majtës amerikane në pushtet.
Prej një jave Trump ka nisur luftën tregtare me një tjetër superfuqi komuniste si Kina duke i vendosur embargo në vlerën e më shume se 45 miliardë dollarëve dhe duke ridimensionuar rolin e superfuqisë ekonomike të SHBA në botë.
Ky është Donald Trump, Presidenti që po bën historine e re të Amerikës duke nënshtruar regjimet e vjetra dhe të reja komuniste që mbinë nën ombrellën e të ashtuquajturit globalizëm pa rregulla të liberalëve alla sorosiane, dhe kjo është arsyeja qe edhe është në lufte me ta sepse po i shkatërron perandorine që kishin ngritur dhe ksihin planifikuar të ishte e përjetshme.Fitorja e tij i prishi planet establishmentit.
Një rend i ri botëror po lind me Trump prej të cilit nuk mund të shpëtojnë as klyshët e mbetur ketu. Pak durim. Loja ka nisur dhe rezultatat e para të mëdha janë të prekshme. Shpejt epoka Trump do mbërrije edhe këtu, mjerë ata birbo që nuk e kuptojnë dhe mendojnë se rendi i vjetër do t’i mbijetojë këtij uragani.