Godet Juventusi

Dagllas Kosta është zyrtarisht futbollist i Juventusit. Mesfushori i shumëkërkuar nga trajneri Masimiliano Alegri, i cili pritet të japë edhe më shumë shpejtësi dhe paparashikueshmëri në detyrat ofensive, ka firmosur sot një marrëveshje deri në 30 qershor të vitit 2018.
Kosta do të jetë pjesë e Juventusit, pasi në Bundesligë numëroi 77 prezenca dhe shënoi 14 gola. Ish-anësori i Bajernit të Mynihut ishte preferenca e parë e trajnerit bardhezi dhe drejtori i përgjithshëm Xhuzepe Marota ka ditur që t’ia plotësojë dëshirën.
Njeriu i merkatos së klubit torinez arriti që të mbyllë dje këtë marrëveshje, me një udhëtim të tijin në Mynih, i shoqëruar edhe nga Xhovani Brankini, mediatori i bisedimeve të gjata. Për sa i përket marrëveshjes, ajo është e njëjta siç Juventusi dhe Bajerni i Mynihut kishin ranë dakord edhe më parë për transferimet e Kingslej Komanit në Bundesligë dhe rikthimin e Mehdi Benatias në Serinë A.
Në lidhje me shifrat, media nënvizon se kontrata e re përfshin huazimin dyvjeçar të lojtarit për një shifër prej 6 milionë eurosh, plus 40 milionë euro të tjera detyrim shlyerjeje, për dy vjet. Gjithsesi, në Gjermani nënvizojnë se edhe detyrimi i blerjes do të jetë i shoqëruar me disa klauzola që lidhen me formën e vetë lojtarit. Për sa i përket Kostës, ai do të firmosë një kontratë 5-vjeçare që mes pagës dhe bonuseve do të prekë shifrën e 7 milionë eurove në sezon.
Interi është në kërkim të një mesfushori, që të kënaqë kërkesat e Luciano Spallettit, dhe sipas raportimeve më të fundit, zikaltërit kanë shënjestruar Javier Pastoren. Ish-lojtari i Palermos, i intereson shumë Sabatinit, i cili mund të vendosë në tratativa Joao Mario, duke i propozuar kështu një shkëmbim PSG, për të respektuar sa më mirë edhe Fair-Play-in Financiar.
Pas pothuajse 20 ditësh që kaloi vizitat mjekësore, Juventusi nuk ka zyrtarizuar ende blerjen e Patrick Schick. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, ka pengesa në tratativa. Gjithsesi nuk është e qartë nëse problemet kanë të bëjnë me akordin mes dy klubeve apo mes bardhezinjve dhe vet lojtarit.
Pak kohë pasi presidenti i Torinos, Cairo deklaroi se klubi nuk ka marrë asnjë ofertë për pagesën e klauzolës së Andrea Belottit, “La Stampa” sjell lajme të reja përsa i përket lojtarit Granata. Sipas gazetës italiane, Chelsea i Antonio Contes është gati të derdhë në arkat e Torinos, shumën e kërkuar nga italianët, rreth 100 milionë euro.
Pasi humbi shërbimet e Schick dhe Muriel, Sampdoria ka nisur punën në merkato për të zëvendësuar vendet bosh në formacion, që kanë lënë të dy lojtarët. Klubi dorian vazhdon të monitorojë me kujdes situatën e sulmuesit të Atletico Madrid, Luciano Vietto. Megjithatë Sampdoria duhet të përballet edhe me konkurrencën e Benfices.

Exit mobile version