Edhe dy shqiptarë të tjerë kanë përfunduar në prangat e policisë italiane mëngjesin e sotëm si pjesë e një grupit të trafikut të kokainës.
Në pranga përfundoi Artur Hysa, 39 vjeç me banim në Tribano, i cili kishte një rol udhëheqës në menaxhimin e trafikut të paligjshëm të drogës.
Gjithashtu është arrestuar edhe Florian Naci, 39 vjeçar, banues në Tribano, shitës me pakicë i kokainës.
Arrestimet e dy shqiptarëve e çojnë në 6 numrin e të arrestuarve, pas urdhër-arresteve të lëshuara nga prokurori i Padovës në janar të këtij viti, i cili kishte bërë të mundur çmontimin e veprimtarisë kriminale të një grupi me shqiptarë dhe italianë.
Hetimet e Prokurorisë së Padovas zbuluan se grupi blinte, paketonte e më pas shiste sasi të konsiderueshme të një lloji kokaine, që karakterizohej nga një pastërti e lartë e për pasojë e kërkuar shumë në tregun ilegal. Baza e grupit ishte ishte një depo industriale në Monselice (Padova)