Goditet banda e shqiptarëve në Itali, vidhte kur njerëzit iknin me pushime

Policia e Breshias dhe e Milanos, ditët e fundit ka ndaluar 5 shqiptarë, anëtarë të një bande të specializuar e të rrezikshme për vjedhjen e banesave, shkruajnë mediat italiane. Grupi kriminal e kishte bazën në Sesto San Giovanni dhe ka vepruar në mënyrë sistematike në krahina të ndryshme të Lombardisë dhe Piemontes. Koha që zgjidhte për të grabitur ishte kryesisht gjatë pushimeve, kur hynte në banesa, vidhte edhe kasafortat dhe pastaj i dërgonte të gjitha në një kamp ciganësh.
Hetimet kanë nisur muajt e fundit nga njësia policore e Breshias pas disa vjedhjeve ku spikati një makinë e kushtueshme “Mercedes”, për të cilën hetuesit analizuan xhirimet e kamerave të mbikëqyrjes në arteriet kryesore rrugore të Italisë.
Në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve u gjet edhe një pistoletë me 37 plumba, rezultat i vjedhjeve të kryera së fundmi në Bergamo. Për katër nga pesë të arrestuarit është dhënë masa e sigurisë me burg, kurse i pesti që doli vetëm në fazën finale të hetimit, u lëshua. Hetuesit janë kordinuar me prokurorët e Breshias dhe të Milanos.

Artikulli paraprakAtentat në Kurbin, qëllohet me armë zjarri një person
Artikulli tjetërRrjedhja e gazit në Portin e Durrësit, tre punonjës përfundojnë në spital