Goditi me bastun shokun e dhomës pas sherrit për krevatin, detaje nga krimi! Viktima kishte 4 vite që qëndronte në azil

Detaje të reja dalin nga ngjarja shokuese në azilin privat të tv moshuarve në afërsi të Qytetit Studenti në kryeqytet, ku 78-vjeçari Zyhdi Shehu goditi për vdekje me bastun shokun e tij të dhomës, Virxhil Vesho.

 

Raportohet se viktima kishte 4 vite që banonte në azilin për të moshuarit, ndërsa Zyhdi Shehu kishte një 1 vit.

Sherri mes tyre ka nisur rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm ku autori iu është drejtuar viktimës duke i thënë “pse ma ke zënë krevatin?”.

Më pasi ai e ka goditur me bastun në kokë dhe pjesë të tjera të trupit duke i marrë jetën.

Dy të moshuarit raportohet se vuanin nga skleorza.

Artikulli paraprakAlbin Kurti kompromenton pozitën e shqiptarëve në Ballkan!
Artikulli tjetërDemokracia shpjeguar me tre batuta