Goditja e tre grupeve kriminale/ Eurojust zbardh detaje nga operacioni me 52 urdhërarreste: Trafikuan 1.8 ton kokainë dhe heroinë! Zbërthehen bisedat e koduara mes anëtarëve

Eurojust ka dhënë detaje për goditjen e tre grupeve kriminale gjatë operacionit “Ura” të realizuar nga autoritetet shqiptare dhe italiane.

 

Grupi akuzohet për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash. Gjatë aksionit janë lëshuar 52 urdhër-arreste, përfshirë drejtues të nivelit të lartë të rrjeteve.

Operacioni u zhvillua në të dy vendet dhe rezultoi me sekuestrimin e pasurive me vlerë miliona euro, përfshirë apartamente, kompani, automjete luksoze, shuma të mëdha parash dhe sasi të konsiderueshme të kokainës dhe heroinës.

Hetimet kanë zbuluar pagesa deri në 5 milionë euro dhe trafikim të të paktën 1 800 kg lëndë narkotike.

Grupet vepronin nga Durrësi dhe disa qytete italiane, duke përfshirë Bari, Brindisi dhe Lecce, me lidhje në Amerikën Latine, Turqi dhe Evropën Veriore.

Hetimet e thelluara përfshinë përgjime, video-survejim dhe analiza të komunikimeve të koduara, të deshifruara me ndihmën e Eurojust.

Artikulli paraprakKrimi bën ligjin / Jo vetëm Altin Hajrit, Rama i dha leje ndërtimi edhe “Visit të Pojës”
Artikulli tjetërFOTO/ Shoferi humb kontrollin mbi mjetin dhe del nga rruga, përplaset me një mur rrethues