Diego Godin duhej të zëvendësohej në fillim të “aktit” të dytë të ndeshjes Atletico-Valencia, pas humbjes së tre dhëmbëve në një përplasje brutale me Neto. Mbrojtësi uruguajan u pa me gjak në gojë dhe u largua nga “Metropolitan Wanda”. Juanfran u fut në vendin e tij. Ky ishte zëvendësimi i dytë i detyruar për Simeone, pasi Saviç, gjithashtu, duhej të largohej në pjesën e parë dhe Giménez mori vendin e tij. Atlético Madrid e mundi minimalisht Valencian, në sajë të golit të Ángel Correa, në minutën e 59-të. Lojtarët e Simeones ngushtuan me dy pikë distancën nga Barcelona, për të qenë aktualisht nëntë pikë prapa liderit të La Liga-s. Diego Godin pësoi një goditje të fortë në pjesën e dytë, që e detyroi atë të largohej nga fusha. Pas një eksplorimi të parë, raporti mjekësor thotë se lojtari vuan nga një traumë e fortë fytyre, që ka shkaktuar edhe një thyerje “dentoalveolare”, duke humbur tre dhëmbë. Uruguajanit i është dashur një “rindërtim” nga specialisti “maxillofacial”.
Kryesore
Continue to the categoryKrimi bën ligjin / Jo vetëm Altin Hajrit, Rama i dha...
Krimi duket se bën ligjin në Shqipëri. Kryeministrit nuk i vjen mirë kur Shqipëria cilësohet si narkoshtet, por faktet flasin vetë. Qeveria dhe krimi...