Goditje faraonike dhe kursim, Milani përgatitet për një revolucion me strategji të re

Ajri mbi Milano, ka ndryshuar. Jo sepse jemi në pranverë. Milani e di që në dy muajt e ardhshëm do të vendosë një pjesë të madhe të së ardhmes. Merkato, organizimi i klubit, trajneri, stadiumi, rruga në Ligën e Europës. Praktikisht gjithçka për t’u përcaktuar e shumë do të vendoset në javët në vijim.

TË GJITHA STRATEGJITË – Xherri Kardinale do të duhet të bëjë zgjedhje të vështira në një kohë kur ai po ndjek nga afër marrëveshjen e “Paramount – RedBird” dhe shitjen e mundshme të Tuluzës. Me pak fjalë, edhe pa hetim nga Prokuroria, jo në kohërat më të qeta. Manjati italo amerikan mund të kthehet në Itali për të sqaruar më nga afër situatën dhe ka një shans të mirë që ai të jetë në Milano për Milan-Roma në Ligën e Europës. Në të kaluarën, për më tepër, ai ka marrë pjesë gjithmonë në ndeshjet e mëdha europian të Milanit të tij.

ZIRKZE DHE…– Merkato, ndër vendimet e shumta, është më magjepsësi për tifozët. Kardinale duhet t’i japë Milanit drejtim për verën, si një vit më parë me lamtumirën e Maldinit dhe Masarës kur vendimmarrja nuk mungoi. Pyetja kryesore është: të shpenzosh apo jo një shumë prej të paktën 40- 50 milionë, për një “pykë”? Historia thotë se jo, “RedBird” (dhe “Elliott” para tij) kanë synuar gjithmonë operacione 10-15-20 milionësh duke investuar te të rinjtë që të rriten ose të rishiten me një çmim (shumë) më të lartë. Në epokën amerikane, përjashtimi ka qenë vetëm një: Sharl De Ketelare. Edhe pse me belgun shkoi keq, megjithatë, logjika voton që Milani do të shpenzojë shumë për qendërsulmuesin në verë, me Zirkzee si të preferuarin e madh. Pjesa tjetër e merkatos vijon, me vendime që nuk janë të lehta për Kardinalen. Mesfushori nuk është një temë kryesore e debatit sot, dikush në atë rol do të arrijë, pa shpenzime të bujshme. Në duart e amerikanit edhe shqyrtimi i ofertave të mundshme për Benaser, Leao, Tomori, Menja, Hernandez.

ORGANIGRAMA – Kapitulli tjetër i madh është riorganizimi i kompanisë. Kardinale ka shtuar Zlatan Ibrahimoviçin në strukturën e drejtuar nga Xhorxho Furlani, me Xhefri Monkadën si përgjegjës për vendimet e transferimeve dhe Antonio D’Otavio si drejtor sportiv. Ndërkohë qarkullojnë zëra se Damië Komoli, president i Tuluzës, do të fillojë të kujdeset për Milanin si administrator. Bisedimet do të vazhdojnë, qoftë edhe personalisht, dhe ekziston mundësia që Komoli të fillojë të merret me Milanin pasi të përfundojë shitja e klubi francez. E kaluara, në të cilën ai ishte menaxher merkaotje dhe jo vetëm për Totenhemin dhe Liverpulin, thotë se kërcimi në një klub të madh nuk do të ishte diçka e re për të. E ardhmja do ta tregojë, me një riorganizim që në këtë rast nuk do të ishte i thjeshtë. Komoli dhe Furlani mund të bashkëjetojnë, por me Ibrahimoviçin, Monkadan, D’Otavion dhe hyrjen e mundshme të Kirovskit, nuk do të ishte e lehtë të ndërtohet një organigramë.

STADIUM DHE U23 – Në të gjitha këto, duhen përfshirë edhe ndryshimet e mundshme në lidhje me stadiumin, të cilat nuk janë në rendin e ditës sot, dhe prezantimi u ekipit të dytë, që për Milanin është sigurisht një hipotezë që po studiohet (Abate dhe Bonera janë kandidatë kryesorë në pankinë). Gjithçka varet nga logjika ekonomike dhe heqja dorë nga një klub i regjistruar aktualisht në Serinë C.

Exit mobile version