Kandidati demokrat për Shtëpinë e Bardhë, Xho Bajden nuk mund të mbështetet tek ekspertët e politikës së jashtme apo pjesës më të madhe të ish – zyrtarëve të administratës Obama të cilët kanë zgjedhur si të preferuarin e tyre, Pete Butigieg.
200 ekspertë dhe ish zyrtarë të politikës së jashtme janë rreshtuar me Pete Butigieg, kryebashkiakun e Sauth Bend i cili garon për Shtëpinë e Bardhë.
Me anë të një letre ku kritikojnë presidentin amerikan Donald Trump, ekspertët, përfshirë dhe ish – zyrtarë të administratës Obama, kanë mbështetur me vota të plota demokratin Butigieg.
Sipas letrës këndvështrimi i tij për të ardhmen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në botë është korniza e duhur për të rivendosur lidershipin e vendit. Sipas tyre Butigieg kupton forcat që aktualisht po ndryshojnë botën.
Kjo konsiderohet si një kthesë negative për garën e Bajden meqenëse dhe pika e tij më e fortë është pikërisht politika e jashtme.