Gol në kampionat, Odise Roshi realizon në Turqi, por mposhtet Sakaryaspor

Odise Roshi protagonist. Sulmuesi shqiptar ka realizuar gol në Turqi, me fanellën e Sakaryaspor, në ndeshjen e Ligës së Parë ndaj Genclerbirligi. Skuadra e lojtarit kuqezi rikuperoi mjaft mirë topin pas një presioni fiksues, me lojtarin kuqezi që me një gjuajtje të fortë mposhti portierin kundërshtar.

Për 32-vjeçarin ky është goli i 3-të në këtë sezon, pas 18 ndeshjesh. Për Roshin ky është sezoni i dytë te ky ekip, sakaq më parë ka mbajtur veshur fanellën e Akhmmat Grozny dhe DVTK.

Sakaryaspor renditet në vendin e gjashtë. Synimi është grumbullimi i sa më shumë pikëve, në një kampionat shumë të vështirësi si ai i Ligës së Parë. Sa i takon ndeshjes së sotme, goli i Roshit shërbeu vetëm për statistikë, pasi takimi përfundoi 3-1 në të mirë të kundërshtarëve.lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fvideo gol ne kampionat odise roshi realizon ne turqi por mposhtet sakaryaspor%2F%23gsc

 

 

 

Artikulli paraprakVOA: Shqipëri, shqetësime për shkallën e dhunës ndaj grave dhe vajzave
Artikulli tjetërBiden: Nëse ne ndalemi dhe mposhtet Ukraina, çfarë mendoni se do të ndodhë me vendet e Ballkanit?