Ndërprerja për ndeshjet e kombëtareve nuk ka ulur ritmin e Bajern Mynihut. Bavarezët kanë regjistruar dje fitoren e radhës me një sukses të thellë 6-0 ndaj Augsburgut, duke ecur të pashqetësuar drejt titullit të radhës. Lewandowski me 3 gola dhe Myler me 2 ishin protagonistët kryesorë të kësaj ndeshjeje që i shërbeu ekipit të Ançelotit që të mbante në 13 pikë diferencën ndaj Lajpcigut ndjekës, i cili arriti ndërkohë një fitore të thellë 4-0 ndaj Darmshtadit.
Për t’u theksuar është kthimi në fushë i Mërgim Mavrajt me skuadrën e Hamburgut, që regjistroi një fitore shumë të rëndësishme 2-1 pikërisht ndaj ish-skuadrës së mbrojtësit shqiptar, Këlnit. Me 10 pikë në 4 ndeshjet e fundit, Hamburgu duket në rrugën e duhur për të mbijetuar në elitën e futbollit gjerman.