“Goli olimpik nuk më kishte ndodhur asnjëherë më parë”, Asllani pas duelit të Kupës: Të gjithë titullarë, por rëndësi ka grupi

Kristjan Asllani ishte padyshim shumë i lumtur që duke luajtur si titullar, ndihmoi Interin të kualifikohej në çerekfinalet e Kupës. Ai e bëri këtë duke shënuar edhe një gol të rrallë, direkt nga goditja e këndit.

 

“Goli olimpik? Nuk më kishte ndodhur asnjëherë më parë, por ishte fat. I rëndësishëm nuk është goli, por që fituam dhe jemi në çerekfinale. Jemi shumë të lumtur pasi po i japim vazhdimësi rezultateve tona. Jemi të lumtur dhe duam të vazhdojmë kështu”, tha fillimisht Asllani për “SportMediaset”.

“A janë të gjithë titullarë në këtë ekip? Po, por nuk është kjo e rëndësishmja, por grupi. Jemi një grup fantastik, ka një kimi mes nesh që është e jashtëzakonshme, brenda dhomave të zhveshjeve dhe jashtë tyre. Ka të rinj, ka eksperiencë dhe duhet të vazhdojmë kështu kompaktë. Dhe meqë ra fjala, dua të falënderoj Arnautoviç, pasi i ndihmon shumë të rinjtë, edhe ata që vijnë nga ekipi Primavera dhe për ne është shumë e rëndësishme që të kemi lojtarë të tillë në grup:, tha Asllani në përfundim të ndeshjes.

Artikulli paraprakINSTAT: Mbi 1 milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë
Artikulli tjetërOlaf Scholz dhe Donald Trump bien dakord: Lufta në Ukrainë po vazhdon shumë gjatë