Good Bless America!

Nga Sami MILLOSHI

-Njëzet vjet, pas 9/11-

Njëzet vjet më parë sulmi i terroristeve mbi kullat binjake ne New York dhe Pentagon me ka gjetur ne sallen e nje auditori kolegji ne Omaha , Nebraska.

Profesoresha Gail Baker, qytetare britanike , por e martuar me nje American , mori nje telefonatë .

Si bëri telefonatën , na shpjegoi ne studentëve se çfar kishte ndodhur. Unë u shokova. Por, jo edhe profesoresha.

Pas pak na ftoi te thoshim se çfar duhej të bënte Amerika ne këto momente.

Gjithkush thoshte nje ide te tijën. Mbaj mend se nje djale columbian tha se të gjithë muslimaneve t’u ndalohej tash e tutje hyrja në Amerike.

E ndjeva se diskutimi mund të hynte ne rrjedha krejt irracionale dhe i kerkova zonjës Baker të them edhe une mendimin tim. Ma dha fjalën mua.

– Ky eshte nje akt terrorist – thashë unë- dhe mua më duket se është edhe më tragjik se sa Perl Harbor. Por terroristët kane vepruar si barbare dhe nuk mund të lidhet dhe aq më pak të paguajne çmim ndëshkues të gjithe muslimanet e Botës dhe feja islame.

Zonja Baker tundi kokën ne shenjë miratimi, por nuk bëri asnjë koment.

– Në cilën fe beson ti Sami?- më pyeti Paula nje vajzë e bukur meksikane që kisha ngjitur bankës sime.

– Kjo është çështje e imja private- i thashë.

Bukuroshja u mërzit pak me përgjigjen time. Por, tek e fundit unë isha 45 vjeç dhe po ulesha për se dyti ne jetën time në auditore universiteti. Dhe as nuk mund të thosha gjithshka që të kënaqej Paula apo të tjerët që ishin sa gjysma e moshës sime…

Po, Amerika ka ndryshuar ne këto 20 vjet. Edhe po ndryshon edhe tani që shkruaj unë. Por, unë besoj, se megjithatë është DRITA E LIRISE për Boten.

Zoti e bekoftë Amerikën, këtë vend të bekuar që e dua po aq, në mos më shumë, se vendin ku u linda.

____
Ne foto: 20 vjet më parë. Me profesoreshën time Conie Tiler duke u treguar bashkëstudentëve gazetën lokale të Ralstonit ku une kam botuar artikullin tim të pare ne Anglisht ne faqen OPINIONE

106399 n

Exit mobile version