Nga Azgan Haklaj
Pas shkërmoqies së federatës anti SPAK, anti SHBA nongratat krijuan një besëlidhje të re mbijetese.
Rithemelimi harroi pimaret me të cilat i mashtroi demokratët.
Rithemelimi i përfaqësuar nga Nul Moka i cili nuk është legjitim si sekretar i përgjithshëm dhe Partia e Lirisë e paregjistruar ende në gjykatë e përfaqësuar nga Ilir Metaj bënë një marrveshje për zgjedhjet e vitit 2025.
Noka dhe Metaj deklaruan se kanë rënë dakord që Rithemelimi i garanton 10-11 vende të sigurta në listën e mbyllur Partisë së Lirisë!
Sigurisht që nongratat mund ta zgjerojnë marrveshjen edhe me gerdecarët.
Dr Ballkoni e din’ që do ta humbasë në Gjykatën e Lartë vulën e grabitur ndaj i duhet gozhda e ndryshkur e Ilir Metës për të mbijetuar.
Ilir Meta është përfaqësuesi tipik i të majtës ekstremiste enveristo-ramiziste në Shqipëri dhe për këtë askush nuk ka dilemë.
Ai e ka materializuar këtë formim jo vetëm individualisht por dhe politikisht në vijueshmërinë e forcës që drejton.
Ilir Meta në 34 vite të jetës së tij politike e shtetërore ka dhënë prova sistematike se është një hajdut bastard deri në kufijtë e çmendurisë e grykësisë e këtë nuk ka njeri në këtë vend që e konteston.
Ilir Meta ka thartuar për mbrapsht ç’do koalicion qeverisës ku ka marrë pjesë majtas apo djathtas dhe nuk ka shqiptar që nuk e deshmon.
Grykësia e babëzia e tij për përfitim kanë çuar vendin deri në përjetim të krimeve e vrasjeve siç është 21 Janari dhe jo vetëm.
Ilir Meta nuk përfaqëson biles as nuk tenton të krijojë një forcë politike me principet me fillestare të saj e kjo nuk ka diskutim.
Ai përfaqëson një sekt klanor nepotik mafioz në vjedhjen e shtetit dhe qytetarëve.
Që Partia Demokratike po vuan shumicën e pasojave shkatërruese pikërisht nga ortakëria me Ilir Metajn kjo dihet botërisht e sidomos në detaje nga demokratët që i kanë vuajtur mbi kurriz aventurat e martesës politike me Ilir Metën.
Po ateherë ç’farë kërkon Sali Berisha që pas gjithë këtyre përjetimeve të dhimbshme partiake e shtetërore përdor vulën e grabitur si çengel ku të varet bashkë me të edhe një tjetër kusar si Ilir Meta?
Komedia e takimit Meta-Noka për të ashtuquajturin koalicion parazgjedhor është thjesht një pazar i radhës që nga trupi politik e plagosur për vdekje i Rithemelimit Ilir Meta të kafshojë dhe ca thela të mbetura politike siç jane mandatet parlamentare.
E pra nuk do koment.
Sali Berisha po luan skenën e fundit të komedisë së tradhëtisë ndaj demokratëve dhe shqiptarëve.
Ai si misionar i infiltruar në demokraci dhe së fundmi i diskretituar si hipokrit e si simbol i vjedhjes e kusarisë mendon të mos e leshojë Ilir Metën.
Ata duan të varen të dy në gozhdën e protagonizmit por gozhda është e ndryshkur e se shpejti do t’i leshojë të dy e të tjerët që që do të varën aty pa kthim.