Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar në faqen e tij në facebook mesazhin e një qytetari i cili i shkruan për situatën në të cilën ndodhet rendi dhe siguria ne fshatrat e Tiranës.
“Janë vjedhur 7 shtëpi, vetëm në Bërxull, pa llogaritur, Laknasin….U bëmë dy net që bëjmë roje në rrugë, duke kontrolluar çdo makinë nga ora 2 pas mesnatës deri në orët e para të mengjesit”, shkruan qytetari.
Ndërkohë Berisha ka shoqëruar mesazhin e qytetarit me shenimin, “hajdutët bëjnë kërdinë në Bërxullë, narkoshteti është i tyre!”.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Hajdutët bëjnë kërdinë në Bërxullë, narkoshteti është i tyre!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb
- Berisha, në radhë të parë të uroj shendet. Po të bëj me dije se në Burzull nga dita hënë që lamë pas dhe deri të premten, Janë vjedhur 7 shtëpi, vetëm Bërzulli, pa llogaritur, Laknasin, Kasharin. U bëmë dy net që bëjmë roje në rrugët, duke kontrolluar çdo makinë nga ora 2 pas mesnatës deri në orët e para të mengjesit. Policia e Vorës është jashtë kontrollit, e gjithë policia e Vorës e lidhur me bandat që po terrorizojnë ka një jave Berxullin.
Gjendja është katastrofike. Z. Berisha ju lutem bejeni publike. Me respekt Vullneti. Anonim.