Grabitësit që vranë Agur Vernozin në Fier dalin në gjykatë, vrasësi shpërthen në lot

Gjykata e Fierit ka vendosur arrest me burg për tre autorët e grabitjes së këmbimit valutor në Fier, ku mbeti i vrarë 53-vjeçari Agur Vernozi. Tre të arrestruarit, Zini Fyraj, 37 vjeç, Lulzim Demiraj, 43 vjeç dhe Dashamir Gergali, 41 vjeç janë paraqitur në bankën e të akuzuarve në masa të rrepta sigurie. Lulëzim Demiraj, 43-vjeçari që akuzohet se ka qëlluar me automatik duke plagosur pronarin e pikës së këmbimit valutor Gëzim Hoxha dhe duke vrarë 54-vjeçarin Agur Vrenozi ka shpërthyer në lot para gjykatës. Ai ka shprehur pendesë dhe ka kërkuar falje. “Jam penduar. I kërkoj falje popullit dhe drejtësisë”, tha Demiraj.Gjyqtarja Matilda Shalla dha masën arrest me burg për akuzën e vjedhjes me pasojë vdekjen, si dhe armëmbajtje pa leje.
Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e të premtes, ku te tre grabitësit hynë në pikën e këmbimit valutor, duke lënë të plagosur rëndë pronarin dhe një 53-vjeçar që shkoi për ta ndihmuar. Agur Vernozi humbi jetën në spital në Tiranë.
Kuvendi ka nisur me një minutë heshtje për Agur Vernozin, 54-vjeçari nga Fieri që humbi jetën të shtunën, një ditë pas sulmit në një pikë këmbimi valutor në Fier. Ka qenë deputeti i PD-së, i qarkut Fier, Luan Baçi i cili ka kërkuar në seancë nderimin e aktit të tij, në mbrojtje të një bashkëqytetari të sulmuar nga tre persona të armatosur. Ai tha se Vernozi ishte nje qytetar dinjitoz qe tha jeten duke mbrojtur shokun qe u sulmua nga grabitësit. Vernozi ishte pjese e strukturave te PD ne Fier.

Presidenti i jep “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” Agur Vrenozit
Presidenti Meta dekoron Agur Vrenozin (pas vdekjes) me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”. Agur Vrenozit, humbi jetën teksa përpiqej për të penguar grabitjen e një pike të këmbimit valutor të premten. Ai mori një plumb në kokë gjatë përleshjes dhe pak orë më vondë ndërroi jetë në spitalin e Traumës.
“Presidenti i Republikës, Ilir Meta i akordoi sot 5 mars 2018, me numër dekreti 10736 Agur Vrenozit (pas vdekjes) “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” për aktin e tij vetmohues në mbrojtje të jetës së bashkëqytetarëve; për veprimin heroik e sublim, frymëzues për mbarë shoqërinë për të reaguar në përballjen me dhunën, krimin e rrezikun për jetën, paqen sociale, pronën e sigurinë qytetare”.
agur 1

Exit mobile version