Grabitet banka brenda pak minutash në Tiranë

Një bankë e nivelit të dytë është grabitur në rrugën e “Dibrës”, ndërsa një 31-vjeçar është plagosur në një atentat në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, brenda pak minutash në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Sipas burimeve të policisë, persona të paidentifikuar kanë grabitur një shumë parash nga një bankë e nivelit të dytë në kryeqytet, duke thyer bankomatin e saj. Policia bëri të ditur se, ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:10 në Rrugën e “Dibrës”, ndërsa nuk e ka bërë të ditur shumën e parave që kanë arritur të grabisin autorët, por dyshohet për 10 milionë lekë. “Nga bankomati është marrë një shumë monetare ende të pa përcaktuar”, informon policia. Bankomati nuk ndodhet në të njëjtën godinë me atë të bankës. Mësohet se grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e kapjen e autorëve. Policia nuk ka mundur të zbulojë dhe arrestojë autorët, ndërsa shuma e parave të grabitura nuk bëhet e ditur.
Kjo nuk është hera e parë, që e njëjta bankë bie pre e grabitjeve nga persona të maskuar e të armatosur. Një bankë e nivelit të dytë u grabit nga persona të armatosur para Vitit të Ri në Tiranë. Ngjarja e rëndë ndodhi tek kryqëzimi i “21 dhjetorit” në Tiranë në një kohë që e gjithë zona është mjaft e frekuentuar nga banorët. Dy persona të armatosur dhe maskuar arritën të hynin në ambientet e brendshme të bankës, ku nën kërcënimin e armëve morën të gjitha paratë. Fatmirësisht nga ngjarja nuk mbeti asnjë person i lënduar, ndërsa policia bëri të ditur se janë grabitur rreth 3 milionë lekë. Grabitësit ende nuk janë zbuluar dhe arrestuar nga policia.

Plagoset me armë pronari i një lokali

Pronari i një lokali në Tiranë është plagosur me armë zjarri mëngjesin e djeshëm në një atentat. Burime zyrtare nga policia bënë të ditur se është plagosur Artur Aligjoni, pronari i lokalit të natës ‘Arena’ në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:35, në rrugën ‘Ismail Qemali’, në zonën e ish-Bllokut. Të njëjtat burime theksuan se, Aligjoni ka marrë një plumb në kofshë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa dyshohet se hakmarrja mund të jetë pista ku po hetohet ngjarja. Mësohet se atentatori ka qenë një person i vetëm. Pasi e ka qëlluar një herë me pistoletë ai është larguar në këmbë në rrugicat e zonës, duke humbur gjurmët.
Burime nga policia bëjnë të ditur se, plagosja e Artur Aligjonit, pronar i lokalit ‘Arena’ mëngjesin e djeshëm dyshohet të jetë një mesazh, pasi para dy muajsh, ai akuzohet se ka plagosur me thikë një djalë nga Kamza. Ngjarja ndodhi rreth orës 00:30 të datën 27 shtator afër zonës së Bllokut në Tiranë. Atëherë policia njoftoi se, Hysa ishte i shoqëruar me një të njohurin e tij në momentin që është qëlluar me thikë në brinjë nga 45¬-vjeçari. Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në ish-¬Bllok, në kryeqytet. Fill pas ngjarjes së djeshme, në polici janë shoqëruar si të dyshuar Halim Hysa dhe i vëllai i tij. Sherri me thika, si nisi dhe plagosja e Hysës 31-¬vjeçari Halim Hysa mbeti i plagosur pas një sherri me thika në 27 shtator të vitit të kaluar, ndërsa autor i ngjarjes dyshohet të jetë 45- vjeçari Artur Aligjoni.
Asokohe policia e shpalli në kërkim 45-vjeçarin për plagosjen e Halim Hysës, ndërsa në prokurori vepra penale u klasifikua plagosje e lehtë dhe çështja u mbyll. Fill pas ngjarjes së sotme, në polici janë shoqëruar si të dyshuar Halim Hysa dhe i vëllai i tij.
Ngjarja ku mbeti i plagosur Artur Aligjoni ka ndodhur rreth dje orës 04:35, në rrugën ‘Ismail Qemali’, në zonën e ish-Bllokut. Të njëjtat burime theksuan se Aligjoni fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa dyshohet se hakmarrja mund të jetë pista ku po hetohet ngjarja.
31-vjeçari Halim Hysa mbeti i plagosur pas një sherri me thika në 27 shtator të vitit të kaluar, ndërsa autor i ngjarjes dyshohet të jetë 45-vjeçari Artur Aligjoni. Ngjarja ndodhi rreth orës 00:30 të datën 27 shtator afër zonës së Bllokut në Tiranë. Burime nga policia asokohe bënë të ditur se, Hysa ishte i shoqëruar me një të njohurin e tij në momentin që është qëlluar me thikë në brinjë nga 45-vjeçari.

R.POLISI

Artikulli paraprakRëndohet situate nga reshjet në Shkodër
Artikulli tjetërLirohet Gjergji Thimo pas 3.2 vjet burg: “Si m’i grabiti ikonat Rama”