Grabitet kompleksi turistik në Gjirin e Lalzit

Në një kompleks turistik në Gjirin e Lalzit, një grabitës ka hyrë pas mesnatës së 4 shtatorit, duke thyer derën dhe ka vjedhur 1 milion lekë të reja nga kasaforta. Policia e Durrësit ka mbledhur gjurmët dhe pas një pune hetimore intensive ka bërë të mundur të zbulojë autorin dhe vendndodhjen e parave, larg Lalzit, në Tiranë.
Autori që u arrestua është Denis Myrteza 23 vjeç, banues në Tiranë. Ai është arrestuar mesnatën e datës 5 shtator dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në Tiranë iu gjetën dhe sekuestruan 10 000 000 lekët. Dosja e tij i kaloi Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja” parashikuar në nenin 134 të Kodit Penal.

Artikulli paraprakBiznesmeni nxjerr në shitje bizneset për të ikur nga Shqipëria
Artikulli tjetër320 euro për një çertifikatë, nën hetim administratori